Fëmija me autizëm i larguara nga shkolla fillore “Elena Gjika” ditë më parë i është kthyer ndjekjes së mësimit në këtë shkollë.
Këtë e ka bërë ditur ministria e Arsimit përmes një komunikate për medie.
Sipas ministrisë përfaqësuesit e MAShTI-it, DKA-së në Prishtinë, përfaqësuesit e ShFMU “Elena Gjika” dhe prindi i fëmijës, sot janë takuar me qëllim të adresimit të rastit të nxënësit me autizëm, i cili nuk po vijonte procesin mësimor meqë ekipi vlerësues komunal, pas vlerësimit pedagogjik, kishte rekomanduar që fëmija të vazhdojë shkollimin në qendër burimore për të cilën kishte refuzuar prindi.
“Pas analizës se situatës dhe rrethanave të krijuara, është vendosur që fëmija të kthehet në shkollë, ndërsa shkolla duhet të vazhdojë procedurat e vlerësimit pedagogjik me instrumentet që janë në kompetencë të shkollës . Më pas, do të vijojë vlerësimi pedagogjik nga ekipi vlerësues pedagogjik komunal. Do të vazhdohet me procedura të vlerësimit për të vendosur për resurset dhe intervenimet pedagogjike që i nevojiten fëmijës”, thuhet në komunikatë, përcjell arbresh.info.
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...