Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të “Aristotle University of Thessaloniki” në Greqi, si një universitet prestigjioz në nivel botëror. Dekani dhe profesorë të fushave të ndryshme juridike nga Greqia janë pritur nga Dekani Prof.Asoc.Avni Puka dhe profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis dy fakulteteve.


Marrëveshja parasheh përfshirjen e personelit akademik të dy fakulteteve për të promovuar afrimin e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian përmes një sërë aktivitetesh në fushën e kërkimeve shkencore të cilat do të ndërmerren me qëllim të lehtësimit dhe avancimit të procesit të integrimit të acquis communautaire në rendin juridik të Republikës së Kosovës.
Mbi ketë bazë, të dy institucionet janë pajtuar për pjesëmarrjen e përbashkët në projektet Erasmus, programet e mobilitetit të personelit akademik, publikimet e përbashkëta (përfshirë personelin e shkollave juridike partnere të dy palëve), organizimin e konfrencave dhe aktiviteteve tjera shkencore.
Gjithashtu marrëveshja, përfshinë mundësinë e mbështetjes përmes bursave të studentëve të juridikut për vazhdimin e studimeve në programin master në Gjuhë angleze “LLM in European Business and Economic Law” në Greqi, si dhe studentëve grekë për të studiuar në kuadër të programit master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice” të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...