Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka njoftuar se ka emëruar anëtarët e rinj në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, të emëruar me vendim të Ministrit janë: Mr. Ardiana Bunjaku, Mr.Sc. Drita Shoshi, Mr.Sc. Laura Kryeziu , Dr.Sc. Fadil Osmani, transmeton Indeksonline.
“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21, 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, (Gazeta zyrtare, nr. 82, 21 tetor 2010), nenit 18 paragrafit 2 të Ligjit të Arsimit të Lartë të Kosovës (Gazeta zyrtare nr. 14/9 shtator 2011), nenit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), ka marrë Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, të emëruar me vendim të Ministrit janë: Mr. Ardiana Bunjaku, Mr.Sc. Drita Shoshi, Mr.Sc. Laura Kryeziu , Dr.Sc. Fadil Osmani” thuhet në komunikatën për media.
Sipas MASHT-it, me këtë vendim, kanë dashur të rrisin 50% të kuotës gjinore, që e obligon Ligji për barazi gjinore, madje është tejkaluar kjo përqindje, dhe tani do të jenë rreth 70% femra anëtare në Këshillin Drejtues të UP “Hasan Prishtina”, që emërohen me vendim të ministrit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit