Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, ka falënderuar secilin prej tyre për punën që e bëjnë.
Ministrja thotë se roli i mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë.
“Sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit dua të ju falënderoj për punën që e bëni me përkushtim dhe për sakrificën e madhe në arsimimin e brezave të rinj. Roli i mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor është i shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Puna me nxënës është përgjegjësi dhe jam e vetëdijshme që ky angazhim kërkon shumë energji e vullnet nga të gjithë”, shkruan ajo.
Tutje ajo thotë se si Ministri e Arsimit janë duke punuar në rregullimin e sektorit të arsimit, që sipas saj e kanë gjetur me shumë mangësi në të gjitha hallkat e funksionalizmit.
“Si ministri jemi duke punuar shumë në rregullimin e sektorit të arsimit, të cilin e kemi gjetur me shumë mangësi në të gjitha hallkat e funksionimit. Prioriteti ynë është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Mësimdhënia cilësore duhet të jetë mbi të gjitha preokupimi ynë i përbashkët dhe përgjegjësia ndaj fëmijëve, qytetarëve e vendit. Me punë e angazhim të përbashkët jam e sigurt se do të ja dalim”, shkruan ministrja./Arbresh.info/
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026