Ditë më parë disa nxënëse nuk u lejuan të regjistrohen në njërën nga shkollat e mesme në Kosovë, me arsyetimin se kishin shaminë mbi kokë. E për këtë pati reagime të shumta.
Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka.
Uka ka thënë në një vend ku kualiteti i arsimit ka prekur fundin, dikush ka zgjedh të merret me mbulesën e nxënësve.
Ai ka thënë se Kosova është një vend ku poshtërohemi në testet e PISA-s, lexohet pak e kuptohet edhe më pak.
“Por, në vend të adresimit të këtyre problemeve, dikush paska zgjedhur që të merret me mbulesën dhe të shkel me të dyja këmbët në të drejtat e vajzave në Kosovë.
Pra, më e rëndësishme na qenka çfarë ke mbi kokë se sa në kokë!
Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e papranueshme”,ka shkruar Uka.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...