“Demokracia Studentore”, përmes një komunikate për media, ka deklaruar se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është pikërisht ai që i ka shkatërruar universitetet publike në Kosovë dhe për këtë duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë.
Kryetari i kësaj organizate, Mexhid Ramusa, thotë se për një kohë të gjatë kanë bërë hulumtime në universitetet të cilat janë themeluar nën udhëheqjen e ministrit Arsim Bajrami, “dhe këto universitete i shërbejnë klaneve dhe grupacioneve të politikës dhe partisë në të cilën është edhe vetë ministri”.
“Këto universitete nuk janë hapur për interesa të studentëve, por për interesa të politikës dhe punësimeve të njerëzve që ju shërbejnë nëpër fushata të cilët ju kanë mbetur anash. Ne si studentë jemi të shqetësuar për gjendjen e krijuar në arsimin universitar dhe kjo gjendje duhet të përmirësohet pasi ministri të marrë dënimin e merituar. Ne lëndën do t’ia dërgojmë Prokurorisë së Shtetit dhe asaj ndërkombëtare pasi jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tij në drejtësinë e Kosovës”, ka thënë Ramusa.
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...