Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, deklaroi të shtunën se qëndrojnë prapa paralajmërimit se do të bojkotojnë orët e humbura nga greva në arsim.
Pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ai para mediave tha se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe se palët – Qeveria dhe SBASHK – duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.
“Nuk është roli jonë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”, u shpreh Demi.
Ndërsa, Presidentja Osmani pas takimit deklaroi se mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve.
“Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira