Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami gjatë komisionit për subvencionet e teksteve mësimore tha se ka pasur komisione që janë marrë me tekstet shkollore.
Bajrami tha se komisioni për tekste ka qenë funksional, por që vetë ajo nuk ka qenë anëtare.
Sa i përket asaj se a janë shpërndarë librat me kohë kohën sa ishte ajo ministre e Arsimit, Bajrami tha se nuk ka pasur raportime për vonesa.
“Unë e di që janë shpërndarë librat me kohë, nuk ka pas raportime për vonesa”, tha deputetja e LDK-së.
Bajrami u pyet se si është bërë shpërndarja e teksteve shkollore në kohën sa ishte ajo ministre e Arsimit.
Bajrami tha se në kohën kur e ka pranuar detyrën si ministre vetëm ishte bërë shpërndarja e tyre.
E pyetur se a është paguar ndokush që e ka bërë shpërndarjen e teksteve, ajo tha se sa i përket kësaj nuk ka asnjë informacion, dukë përsëritur së në kohën kur e ka pranuar detyrën, procesi mësimor vetëm se kishte filluar.
Agim Veliu gjatë raportimit të ish ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami e pyeti se gjatë kohës që ajo ishte ministre a ka pasur mungesë të teksteve shkollore.
Bajrami tha se e vetmja çështje qe kanë diskutuar ka qenë mbyllja e librarive pasi ishte në kohën e pandemisë, ku tha se prindërit janë ankuar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Ish-ministrat e arsimit nisin raportimin për subvencionet e teksteve mësimore
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot