Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka uruar të gjithë mësimdhënësit shqiptarë për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
“Ndër ditët më të veçanta të mbarë kombit tonë. Ua përcjellë urimet edhe mësuesve shqiptarë në Luginë të Preshevës, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri”, deklaroi Dehari.
Ai ka uruar mësuesit në mërgim që me shumë vështirësi mbajnë gjallë mësimin plotësues në gjuhën shqipe për mërgimtarë nëpër botë, në baza vullnetare.
“Ka rrezik të madh të pushojë së ekzistuari. Institucionet tona duhet ta marrin seriozisht organizimin e këtij mësimi që kultivon gjuhën dhe vlerat kombëtare për fëmijët në mërgim”, deklaroi Dehari.
Këto komente ai i bëri në seancën e jashtëzakonshme për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit./arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...