Viti i parë akademik për studentët e rinj nuk do të fillojë me 1 tetor, shkaku i vonesave në mbajtjen e testit të maturës.
Më 21 shtator është hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinj në studimet themelore – baçelor, për vitin akademik 2020/2021 nëpër universitetet publike.
Pavarësisht kësaj rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për vitet e tjera.
“Viti akademik, vetëm për vitet e para, do të filloj me vonesë. Pavarësisht nga kjo, UP-ja është angazhuar që semestri për këta studentë të jetë i plotë, si dhe të mos ketë dëmtim në rrjedhën normale të procesit mësimor”, thuhet në përgjigjën e rektoratit.
E studentët të cilët aplikuan për tu bërë pjesë e Universitetit të Prishtinës nuk kanë informacione rreth fillimit të studimeve.
Liburn Ajvazi nga Podujeva i cili dorëzoi dokumentet për tu regjistruar në Fakultetin Juridik, thotë se nuk ka informacione se si do të filloj viti i parë.
“Në Fakultetin Jurdik aplikova, kish pas kallaballëk, duhet më pas suksesin për të pas mundësi mu pranu. Kish pas distancë dhe ishin të vetëdijshëm. Për vitin e parë nuk dihet se kur do të filloj fakulteti”, deklaroi Ajvazi.
Edhe studentet e tjetra, Fjolla Shkodra e Kosovare Shkodra, thonë se nuk ka informacion për fillimin e vitit të ri akademik.
Ato po aplikonin në Fakultetin Ekonomik.
Ndërsa Vlera Zejnullahu, thotë se informacionet rreth fillimit të fakultetit i ka marr nga rrjetet sociale.
“Në menaxhimet dhe informatikë. S’kish pas shumë studentë në këtë drejtim. Po, u rujke distanca. Kemi pas informatat për aplikim pasi i kemi parë në rrjete sociale”.
Konkursi për pranimin e studentëve të rijnë është hapur më 21 shtator.
Konkursi për pranimin e studentëve nëpër universitetet publike mbetet i hapur deri më 30 shtator, dhe provimet pranuese në shumicën e njësive akademike do të mbahen në fillim të tetorit./V.Selimi/arbresh.info/
Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë
Presidenti Begaj shpreh ngushëllime pas aksidentit ajror tra...
Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”
Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, Teherani para...
“I thash se do të largohej, atë ditë ai shënoi 200 gola në s...
Trump reagon për rrëzimin e avionit në Indi: Një nga aksiden...