Presidenti, Hashim Thaçi nuk do të dërgojë këtë javë në Kushtetuese sqarimin e rrethanave të krijuara nga mos propozimi i emrit nga partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme nacionale.
“Shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik, që do të gjejnë zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve më 6 tetor, por në cdo rrethanë shpresoj që kjo zgjedhje politike të jetë sa më e shpejtë, ndërsa në anën tjetër gjithashtu duhet të ndërmerren të gjithë hapat e tjerë kushtetues dhe ligjorë”, është shprehur presidenti Thaçi, raporton arbresh.info.
Pavarësisht se nuk e ka mohuar dërgimin në Kushtetuese, burime brenda Zyrëa së Prësidentit bëjnë të ditura arsyet e tërheqjes së përkohshme.
“Nuk do ta dorëzojë përkohësisht, kjo është ajo që dëshiron Vetëvendosja, të përfitojë kohë”, janë shprehur burime të arbresh.info brenda Zyrës së Presidentit.
Pavarësisht tërheqjes së përkohshme, tashmë është sqaruar se si do t’i drejtohet presidenti, Hashim Thaçi, Gjykatës Kushtetuese.
Thaçi pritet t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese interpretim dhe sqarim në këto dy çështje.
“E para ka të bëjë me afatin kohor në dispozicion të partisë apo koalicionit fitues për të propozuar tek Presidenti i Republikës së Kosovës kandidatin për Kryeministër apo mandatarin për formimin e Qeverisë së re,” ka raportuar arbresh.info në fillim të kësaj jave.
Pra, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë një afat kohor të caktuar dhe të arsyeshëm brenda të cilit partia apo koalicioni fitues duhet të jetë i obliguar për të propozuar kandidatin apo kandidaten e vet për Kryeministër/Kryeministre për formimin e Qeverisë së re.
“Ndërsa, çështja e dytë, ndërlidhet me situatën se çfarë ndodhë në rastin kur partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare refuzon të propozoj tek Presidenti i Republikës së Kosovës kandidatin për kryeministër”./arbresh.info/
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...