Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30 në Obiliq, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të një ndeshjeje futbolli.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka reaguar në shenjë pakënaqësie gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke e sulmuar gjyqtarin.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Obiliq 05.04.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në shenjë pakënaqësie në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes viktimën m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...