Më 1 shkurt hyn në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale nga MSH-ja

10:24 | 29 Janar 2025
K.B

Më 1 shkurt pritet të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu bëjnë të ditur për Arbresh.info nga MSH-ja.

“Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale është aprovuar nga Ministri dhe është publikuar gjithashtu në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo listë pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2025”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Kujtojmë se Ligji për çmimin e produkteve medicinale është miratuar më 13.07.2023, në Kuvendin e Kosovës dhe ka hyr në fuqi më 18.08.2023.

Ndryshe, Rregullimi i çmimit të barnave bëhet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet. Aktualisht, vetëm Kosova dhe Bjellorusia në kontinentin evropian nuk kanë legjislacion për qëllim të tillë

Në rast të shkeljes së ligjit, gjobat variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro dhe inicimi i procedurës për revokimin e licencës së farmacistit apo licencës së farmacisë. Në inspektimin e barnatoreve merret Inspektorati Farmaceutik./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm