Parcela nuk është ashtu siç e bleu disa vite më parë.
Pronarit të ri që këtë shtëpi e bleu disa vite më parë nga ish—presidenti, Hashim Thaçi, tashmë i ka dal një problem i ri.
Mbikëqyrja e policisë për 24 orë dhe siguria në këtë lagje të Prishtinës ku banojnë dhe krerët e disa institucioneve të vendit nuk ndaloj keqbërësit që të dëmtojnë një pjesë të murit të kësaj shtëpie.

Avokati i pronarit të ri, Adnan Pacolli, ka treguar për arbresh.info, si ka qenë gjendja më parë e murit të shtëpisë.
Ai paralajmëron kallëzim penal dhe do të parashtrojë padi për dëmtim të pronës.
“Ne jemi njoftuar se në ketë parcelë ka pas dëmtim të pronës nga disa persona për të cilët deri tash s’kemi njohuri se kush janë, por ne do të parashtrojmë padi për dëmtim të pronës. Me ligjet në fuqi prona është e pacenueshme dhe pronarit të ri ju është bërë një dëm i konsiderueshëm”.

Në këtë hapësirë ku tashmë mungon pjesa më e madhe e murit, bagerët për kryerjen e punës vazhdojnë të jenë në të njëjtin vend.
Dëmtimi i kësaj prone besohet të jetë bërë disa muaj më parë.
E për të vërtetuar këto dëme, në ndihmë pritet të ju vijë edhe kamerat e sigurisë që janë të vendosura në këtë lagje.
“Sigurisht që mund të ketë incizime dhe të njëjtat mund të kërkohen nga Policia apo Prokuroria më rastin e ngritjes së kallëzimit penal. Për ne është e habitshëm se si ata kanë parë këtë dëmtim dhe s’kanë ndërmarr as një masë”.
Në pamjet e xhiruara vite më parë vërehet qartë se si në këtë parcelë ka qenë e vendosur muri mbrojtës.
E nga pamjet e mëhershme tash nga ai mur kanë mbetur vetëm rrënojat e tij./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...