Luani i famshëm i Gilanit, Gjoni, është bërë temë e diskutimeve dhe vendimeve në nivele të ndryshme institucionale.
Portali arbresh.info ju sjellë disa pamje të këtij luani, të cilin institucionet e Kosovës kanë vendosur ta transferojnë përmes Shqipërisë.
Edhe raportueseja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kishte folur lidhur me fatin e luanit “Gjoni”, që sipas saj mbahet në kushte joadekuate në Gjilan.
Pas kësaj institucionet e Kosovës kanë ndërmarr të gjitha hapat e nevojshem ligjorë për lirimin dhe transferimin e tij në një vend ku luani “Gjoni”, do të trajtohej në përputhje me normat e kërkuara.
“Tashme kemi një vendim të Gjykatës për sekuestrimin dhe transferimin e tij në një vend tjetër, por fatkeqësisht Kosova nuk është nënshkruese e Konventës CITES për qarkullim ndërkufitar të llojeve të kafshëve, ndaj kemi kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që të mundësojnë transferimin e luanit “Gjoni” përmes shtetit shqiptar, prej nga dhe është kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së zhvillimit ekonomik.
Aktualisht Kosova është në pritje të përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm nga shteti shqiptar që kjo çështje të mbyllet.
Fondacioni “Four Paws” ka shprehur gatishmërinë që të merr përsipër organizimin e transportit të luanit “Gjoni”, nga Kosova në një vend të tretë, në këtë rast në Holandë./arbresh.info/
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...