Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vizituar pushimoren në Nashec e cila tashmë është shndërruar në objekt karantinimi.
Së bashku me kamerën e arbresh.info, kryetari Haskuka, ka vizituar të gjithë objektin i cili është rinovuar ekstra për këto raste.
“Janë 15 dhoma me 60 shtretër, janë edhe disa dhoma tjera me të vogla. Është kërkuar nga ministra e Brendshme ku mund të bëhen karantina të tjera në Prizren”.
“Është bërë renovimi i të gjitha objekteve të pushimores dhe të gjitha janë rregullu. Është rregulluar gëlqerosur dhe dezinfektuar. I kemi pajisur me shtretër e nxemje. Tani po bëhët furnizimi I sallës për ushqim dhe do të jetë i gatshëm”, thotë kryetari.

Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...