Historia e trishtë e familjes së parë të masakruar vetëm se mori trupin e një ushtari të UÇK-së

15:02 | 13 Qershor 2021 | Vlora Selimi

Në këtë vend, familja Ahmeti nga Likoshani mori në shtëpi trupin një ushtari të vrarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

Kjo u bë shkaktarë që më pas 10 anëtarë të kësaj familje dhe një mysafir i tyre, në këtë vend të masakrohet familja e parë nga forcat serbe.

Rrëfimi për masakrën e kësaj familje është e trishtë, thotë Lah Hasani, banor i këtij fshati.

“Këta janë masakrua më 28 shkurt. Prej familjes i kanë nxjerr edhe i kanë pru këtu. Arsyeja ka qenë pasi këtu është vra një ushtar i UÇK-së dhe kjo familje e ka marr e ka shti brenda në shtëpi dhe kjo ka qenë arsyeja pse është masakrua kjo familje”.

Rrëfimin për familjen Ahmeti vazhdon më të hyrë në oborrin e saj.

Heshtja e gërmadhat e shtëpive të tyre janë histori për të cilën do të mësojnë shumë breza.

Këtu kanë qëndruar 30 anëtar të kësaj familje, vazhdon rrëfimin Hasani që njëherë edhe kujdeset për këtë kompleks.

“Këta janë kanë 30 anëtar të familjes, këto janë djeg gjatë luftës dhe Ministria i ka rregullua më vonë. Ka qenë shumë familje bujare. Ka vizitor që vinë dhe e shohin këtë kompleks. Është familja e parë që është masakrua  në luftë”.

E ndonëse zjarri ka bëre çdo gjë hi, muret e shtëpive mbajnë histori në vetë.

E shkatërruar po e gdhendur është ende furra ku kjo familje 30 anëtarë përgatiste bukë.

“Kjo pjesë u kanë furra e bukës”.

Këmbët të dërgojnë në një dhomë tjetër.

Oda e burrave siç ndihet në këto anë, ishte vendi ku shërbente edhe si xhami për këtë pjesë thotë Hasani.

“Kjo është oda e burrave. Është e djegur po ende qëndrojnë pak gjëra që të tregojnë për të. Këtu edhe jemi fal pasi ka qenë gati si xhami”.

Ani pse e shkatërruar nga lufta, brenda këtyre mureve ka gjurmë të jetesës.

Enët që kanë shërbyer për ushqim gjendën në një cep të këtij objekti.

E që historia mos të harrohet, ishte Ministria e Kulturës ajo që ka intervenuar që gjurmët mos të zhduken me restaurimin e saj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara