Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se i kërkuan përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles angazhim urgjentë në tri çështje, në lidhje me vizat, dialogun dhe dënimin e krimeve serbe.
“Shkëmbyem prioritetet e dy anshme. I përmendëm qëndrimet tona se tema më e rëndësishme është që BE-ja nga fjalët të kalojë në vepra. Veprimi urgjent që duhet të ndodhë është liberalizimi i vizave. Jemi të zhgënjyer me vendet e BE-së ndaj qasjes së liberalizimit të vizave. Presim hapin konkret të liberalizimit. Çdo gjë tjetër zbehë mirëbesimin e përkushtimit deklarativ të BE”, shprehet Limaj para medieve pas takimit.
Partitë politike thotë se i kanë kërkuar Borrelit marrëveshje gjithëpërfshirëse që ka në thelb njohjen.
“Dhe, që Kosova të jetë anëtarë e OKB-së dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar. Kjo do të ndihmonte ne paqen e rajonit. Iniciativat rajonale janë të destinuara të dështojnë kur dy vende mohojnë ekzistencën e njëra-tjetrës”, është shprehur Limaj.
Limaj thotë se çështje të tretë ka ngritur mirëbesimin.
“Bashkimi Evropian duhet të ketë qëndrim të qartë ndaj zyrtarëve shtetëror serbë që zyrtarisht mohojnë krimet e kryera nga ushtria serbe”, deklaron Limaj.
Ata i kanë kërkuar edhe koordinim të ngushtë të BE me ShBA-në për marrëveshjen finale.
Sa i përket formimit të institucioneve, Limaj shtoi se nuk mund të ndërhyjnë në formimin e institucioneve sepse është çështje e brendshme./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...