Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, Lulëzim Blaka zëdhënës i këtij subjekti politik.
Blaka ka pohuar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të takohet më Kurtin në fillim të javës tjetër.
“Takimi mes Kryetarit Haradinaj dhe Kryeministrit Kurti, me kërkesë të këtij të fundit, do të zhvillohet në fillim të javës tjetër”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Kryeministri Kurti, u ka dërguar ftesa tre liderëve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në ftesat e dërguara nuk është specifikuar tema kryesore. Aty thuhet se do të biseduar për tema me rëndësi për vendin./arbresh.info/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...