Zhurma e shkaktuar nga Serbia për prezencën e flamurit të Kosovës në Katedralen Notre Dame të Parisit, ka ngjallur reagimet e para nga Franca.
Një zëdhënës i kësaj katedraleje, ka thënë se për vendimin janë bazuar në listën e të ftuarve për këtë ngjarje, transmeton lajmi.net.
“Notre Dame nuk i merr qëndrimet e askujt, dhe nuk merret me diplomacy”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i kësaj Katedraleje.
Më herët lidhur me këtë kishin reaguar mediat serbe, duke e cilësuar si një skandal dhe duke i kërkuar presidentit serb që të bojkotojë këtë ngjarje.
Madje kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, këtë veprim e kishte quajtur si një skandal të madh, teksa kishte shtuar se Beogradi nuk mund ta parandalojë një gjë të tillë.
Lajmin për vendosjen e flamurit e kishte bërë të ditur dje ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi përmes një postimi në Twitter./Lajmi.net/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...