Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka dënuar ndalimin që i është bërë sot presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për të hyrë në Banjë të Skenderajt.
Ajo tha se vizita e kryetarit të Serbisë në Kosovë tregoi se Serbia dëshiron paqe dhe dialog si dhe të bëjë gjithçka për të mbrojtur interest e popullit serb në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Përmes një deklarate të dërguar nga zyra e saj ajo ka bërë publik qëndrimin e saj.
”Bllokimi i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili erdhi në Kosovë me një mesazh paqeje, autoritetet e Prishtinës kanë treguar se ata kanë mbetur në të kaluarën. Ata nuk ishin në gjendje të garantonin sigurinë në Kosovë, dhe se interesat e njëanshme pengojnë nje kompromis për të ardhmen e përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Serbisë, njofton Klan Kosova.
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet
I vazhdohet paraburgimi Thaçit