Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova do të jetë mirënjohëse vendeve që po e mbështesin formimin e ushtrisë sonë.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë që themelet e kësaj Ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Përpjekjet historike për shtet të konsoliduar dhe sovran po kurorëzohen me formimin e USHTRISË SË KOSOVËS.
USHTRIA E KOSOVËS buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës dhe i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në Rajon me synimin për të qenë pjesë e NATOs dhe t’i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj aleance kudo në Botë.
Themelet e kësaj Ushtrie janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.
Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse vendeve që po mbështesin formimin e USHTRISË sonë.
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/2025076550912870/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje