Ymeri: Delegacioni shtetëror përmban përgjegjësi për marrëveshjen e dialogut

14:23 | 11 Dhjetor 2018
A Z

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë.

Nënkryetarë Visar Ymeri në këtë konferencë ka thënë se sot janë bërë një javë që kur është paraqitur rezoluta dhe ligjin për themelimin e delegacionit për dialog.

“Rezoluta e themelon delegacionin shtetëror si organin përgjegjës për mbarëvajtjen e dialogut. Procesi i dialogut do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij sjell njohje të ndërsjell, anëtarësim në kombe të bashkuara, dhe anëtarësim në NATO”, ka thënë ai.

Sipas tij delegacioni shtetëror përmbajnë përgjegjësi për marrëveshjen e dialogut.

“Delegacioni shtetëror përbëhet nga 11 anëtar, 6 nga koalicioni, 4 nga opozita dhe 1 përfaqësues i shoqërisë civile. Delegacioni përforcon dialogun, bashkërendon takimet me krerët tjerë institucional kurdo qe konsiderohet e nevojshme pjesëmarrja e tyre, raporton komisionit të kuvendit, miraton pozicionet fillestare të Kosovës për secilën temë të dialogut”, ka thënë ai duke shtuar se delegacioni shtetëror do të raportoj në mënyrë të rregullt të komisioni që formohet nga Kuvendi.

“Me rezolutë është parapara që delegacioni t’ia paraqes kuvendit dy dokumente bazë mbi të cilat do të funksionoj. Ligji për delegacionin ku me të sanksionohen dhe qartësohen kompetencat vendimmarrëse mes institucioneve ku do të jenë të përfshira në të, si dhe rezoluta”, ka thënë ai.

Sipas Dukagjin Gorani dy dokumentet si ligji dhe rezoluta do të dërgohen në Kuvend.

“Këto propozime të PSD e përkufizojnë mandatin dhe mbikëqyrjen e një procesi kaq ta ndjeshëm. Këto projekt dokumente e përkufizojnë delegacionin shtetëror si etnitetin e vetëm që ka mandat negocius në dialog. Asnjë instancë Kushtetuese nuk guxon të veproj ndaras prej delegacionit”, ka thënë ai.

Sipas tij PSD e sheh të nevojshëm delegacionin për shkak të mospajtimeve të partive.

“Përmbajtja e dokumenteve është harmonizuar me AAK, me Nismën dhe me Alternativen. Presim edhe qëndrimin e PDK. Projektligji i është dërguar edhe LDK edhe VV por këto dy parti kanë kundërshtuar haptas dhe nuk kanë marr pjesë në seancë”, tha ai./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale