Vetëvendosje ka vazhduar edhe sot fushatën “Kundër PANhajnisë”, ata ishin në qytetin e Ferizajt.
Sipas VV-së qeverisja e re do të bëjë investime që gjenerojnë vende të reja pune, por jo në asfalt që mbetet i zbrazur.
“Këta politikanë që mbyllin perspektivën për qytetarë nuk mund të hapin vende të reja të punës. Këta investimin dhe investitorin së pari e shohin si përqindje pastaj si investim”.
“PANqeveria që ndjek prokurorin nga shteti nuk mund të sigurojë investime për vendin. Pa drejtësi e siguri nuk mund të ketë zhvillim e punësim. Andaj, me qeverisjen e re, siguria e ligji, zhvillimi e barazia do të jetë rruga e vetme për ta nxjerrë Republikën nga kjo ngrehinë”.
“Sot, në Ferizaj, qytetarët e bashkuar treguan se Kosova po ndryshon, një herë si vendosmëri, sikur sot, pastaj edhe në protestë e zgjedhje të reja”, thuhet shkrimin e VV-së në faqen zyrtare në Facebook.
Yamal mungon në stërvitjen e Barcelonës para Superkupës së S...
Në QNR arrijnë mbi 9 mijë pako me fletëvotime nga diaspora
Situata me vërshimet/ Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gje...
Disa rrugë dhe ura të pakalueshme në Drenas, Lladrovci qytet...
Kroacia i reagon Vuçiqit për deklaratën lidhur me bashkëpuni...
Zvicra konfirmon takimet “diskrete” Kosovë-Serbi në Solothur...