Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se dialogu Kosovë-Serbi, do të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksës.
Siç shkruajnë mediet serbe, këto komente Vuçiq i ka dhënë gjatë takimit me Florian Hahn, deputet i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU/CSU, transmeton lajmi.net.
Vuçiq citohet të ketë thënë se Serbia është e angazhuar që përmes dialogut me Kosovën të arrihet një zgjidhje kompromisi dhe e pranueshme nga të dyja palët, kështu duke siguruar stabilitet në rajon.
Mirëpo, ai ka ripërsëritur se dialogu me Kosovën mund të zhbllokohet vetëm kur Kosova ta heq taksën ndaj mallrave të Serbisë. /Lajmi.net/
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?