
German Chancellor Angela Merkel and Serbia's President Aleksandar Vucic arrive for a news conference at the chancellery in Berlin, Germany April 13, 2018. REUTERS/Axel Schmidt
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk mund të jetë i zemëruar në BE rreth Kosovës, por është i zhgënjyer për shkak të faktit se “tashmë gjashtë vjet nuk mund të fitojmë atë çfarë shqiptarët kanë nënshkruar”.
“Nuk ka në politikë përse të zemërohesh, mund të jesh i pakënaqur, i zhgënjyer. E ajo që ju zemëroheni, nuk i ndihmon askujt”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur përse është i buzëqeshur, Vuçiq ka thënë se “është i disponuar sepse është i çliruar nga çdo faj dhe përgjegjësi për atë çfarë po ndodh sot në Kosovë, jo me dëshirën apo fajin e tij”.
“Sa më tepër që pozita të jetë e vështirë, nga ana tjetër është e lehtë sepse shkoni dhe e thoni të vërtetën, atë çfarë të gjithë e shohin dhe e dinë, por bëhen sikur nuk e shohin dhe nuk e dinë”, ka pretenduar ai.
“Të gjithë ata, si BE ashtu edhe SHBA, e dinë cila është e vërteta, mirëpo esenca është se duhet të kuptojmë se çfarëdo që unë të bëj kundër fëmijës, prindërit e tij gjithmonë do të jenë në anën e fëmijës së tyre, dhe ky është rasti edhe me Kosovën, transmeton Insajderi. Çfarëdo të thoni kundër Kosovës ata do të jenë gjithmonë në anën e bebes së tyre, të cilën e kanë lindur, e kanë puthur në djep, e cila tani po del nga periudha e adoleshencës dhe ata nuk do të heqin dorë nga ajo çfarëdo që ajo të bëjë”, ka pretenduar Vuçiq.
Vuçiq ka theksuar se” taksat e Kosovës kanë shkaktuar dëm jo vetëm Serbisë, por gjithë rajonit, sepse ata të cilët duan të vijnë në vendin tonë dëgjojnë se ekzistojnë “zhurmat” në ekonomi, se nuk ka liri të tregtisë”.
“Kurrë nuk do të lejojë që ata t’i tërheqin taksat, dhe më pas të kërkojnë nga ne ta njohim Kosovën apo të bëjmë ndonjë veprim, këtë tashmë një kohë të gjatë po dëgjoj nga amerikanët, dhe nuk do të pajtohem me këtë, iu kam thënë njëqind herë”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb TV Prva.
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...
Londrimi dhuron spektakël me këngët e saj, reagon Remzije Os...
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit