Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në, “European Forum Alpbach”.
Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim.
“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...