Vetëvendosje i reagon Haradinajt: Ky është vit i rritjes së çmimeve

14:15 | 22 Qershor 2019
A Z

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth deklaratave të shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Vetëvendosje ka thënë se viti 2019 nuk ka qenë vit i ekonomisë siç ka thënë Kryeministri Haradinaj, por vit i rritjes së çmimeve.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje shkalla vjetore e inflacionit në muajin maj 2019, krahasuar me muajin maj 2018, ishte 3.4% duke thënë se kjo është shkalla më e lartë në një muaj që nga muaji janar 2013.

Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë e Haradinajt se çmimet në produktet bazë janë shtrenjëtuar dukshëm.

“Rritjet më të mëdha të çmimeve u shënuan në produktet bazë, të cilat përbëjnë pjesën kryesore të shportës së çdo familjeje. Këto çmime janë rritur ende pa u rritur pagat, dhe një rritje e dytë sigurisht se do të ndodhë pas rritjes së pagave. Ndërkohë që pagat pritet të rriten për disa, çmimet po rriten për të gjithë e fuqia blerëse po zvogëlohet më së shumti tek të varfërit”.

Shpërndaje në rrjete sociale