Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) nuk është e vetmja që po heton rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Janë disa raste të fryrjes së listave të veteranëve që janë shpërndarë në disa prokurori themelore të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përveç nga Prokuroria Speciale po hetohen edhe nga disa prokurori themelore të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, i cili ka shtuar se përgjegjësia penale për mashtrimet me listat e veteranëve do të bjerë mbi të gjithë ata që janë përfshirë në këto mashtrime, duke nisur nga anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve e deri te veteranët e rrejshëm.
“Që nga anëtarët e Komisionit janë hetimet e hapura e deri te të gjithë ata që kanë keqpërdorur për të hyrë në lista, ata të gjithë janë të përfshirë në hetime. Përveç rastit që e kemi ne në Prokurorinë Speciale janë edhe raste të tjera, të cilat janë shpërndarë në prokuroritë themelore të regjioneve. Nëpër të gjitha prokuroritë themelore ka raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve”, është shprehur Hoxha.
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...