Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në kuadër të vizitës së tij në Amerikë po qëndron në Uashington. Ai sot dhe nesër do të ketë takime tejet të rëndësishme.
Sot dhe nesër ai do të takohet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, demokratë dhe republikanë, shkruan arbresh.info.
Por përveç kësaj, Veseli do të ketë takim edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon si dhe në Departamentin e Shtetit.
Kryeparlamentari Veseli po qëndron prej disa ditësh në ShBA në njw vizitw zyrtare, në prag të vendimit të Republikës së Kosovës për forimin e Ushtrisë.
Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve të shumta me zyrtarë të lartë ameikanë, kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së u prit edhe në baza ushtarake ku ka parë nga afër pajisjet më moderne ushtarake, një pjesë prej të cilave tashmë kanë arritur në Prishtinë, ndërsa pjesa thetër do të vijnë në periudha të ndryshme në koordinim me partnerët e përhershëm të Kosovës -SHBA./arbresh.info/
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në integrimin e...
Arbeloa: Ne jemi ekipi që nuk dorëzohet kurrë, jemi ata me 1...
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë