Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe nga deputeti i këtij qyteti, Ilmi Reçica kanë vizituar shkollën fillore “Jeronim De Rada” në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.
Kreu i Kuvendit u mirëprit nga drejtoresha e shkollës, Servete Hajrullahu, nga mësimdhënësit dhe nga nxënësit, të cilët i uroi për rikthimin në procesin mësimor.
Nga shkolla “Jeronim De Rada” në Ferizaj, kryeparlamentari Veseli uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës për nisjen e gjysmëvjetorit të dytë, ndërsa u bëri thirrje që të punojnë më shumë në rritjen e cilësisë.
“Me ligjin e ri të pagave, të gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë duke filluar nga mësimdhënësit, personeli shëndetësor, ushtarët, policët dhe gjitha kategoritë tjera, kanë pagat më të larta jo vetëm në regjion por i kalojnë edhe disa vende të Bashkimit Evropian. Tani ne kërkojmë më shumë përkushtim në punë, në mënyrë që ta rrisim cilësinë në arsim dhe nxënësit tanë të marrin dijen e nevojshme për tu përgatitur për konkurencën globale që na pret në treg”, tha Veseli.



Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...