Kosova pritet të bëhet me ushtrinë e saj në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm (dhjetor).
Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilëve votimi në lexim të dytë në Kuvend i tri projektligjeve të propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri pritet të ndodhë në seancën e 6 dhjetorit ose më së largu më 13 dhjetor.
Nga zyra për informim e kryeministrit Haradinaj kanë refuzuar të flasin për data se kur pritet të bëhet Kosova me ushtrinë e saj, megjithatë, sipas tyre, një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti në Kuvend. “Kjo çështje tashmë është në kompetenca të Kuvendit. Ne shpresojmë që shumë shpejt të ndodhë kjo gjë, tash varet se kur e vendos Kuvendi në agjendë çështjen e ushtrisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Votimi i ushtrisë së Kosovës ka bërë bashkë të gjitha subjektet politike parlamentare, pozitë – opozitë, përpos Listës Serbe e cila e kundërshton procesin e transformimit të FSK-së. Madje edhe krerët e shtetit në Beograd po zhvillojnë fushatë të ashpër kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...