Serbia ka kërkuar mbështetje nga aleatët e saj, Rusia dhe Kina, për të kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës me ç’rast ka paralajmëruar se një gjë e tillë mund të çojë në përleshje të reja në Ballkan, shkruan Associated Press.
Kuvendi i Kosovës pritet t’i votojë projektligjet për transformimin e ushtrisë me 14 dhjetor. Zyrtarë serbë pretendojnë se kjo ushtri do të përdoret kundër minoritetit serb në Kosovë.
Associated Press shkruan se Serbia ka kërcënuar me ndërmarrjen e masave kundërshtuese në qoftë se formohet ushtria.
Presidenti serb Aleksander Vuçiq, është takuar ndaras me ambasadoret e Rusisë, Kinës dhe SHBA-ve në Beograd, me ç’rast ka thënë se “provokimet e vazhdueshme të Kosovës nuk i lënë zgjidhje tjetër Serbisë përveç të mbrojë minoritetin serb”.
Sipas Vuçiq, planet e Kosovës për formimin e ushtrisë përbejnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në regjion.
Tensionet në mes të Serbisë dhe Kosovës janë ngritur veçanërisht pasi qeveria kosovare vendosi takes 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia – një reagim për mos-anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, pas lobimit të intensifikuar të Serbisë.
Vuçiq ka thënë se “është e qartë që taksa dhe formimi i ushtrisë kanë për qëllim t’i përzënë serbët nga Kosova”.
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...