Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës. Takimi do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.
Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, z. Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera.
Në këtë takim do të prezantohet raporti i përmbledhur më të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat.
Takimi do të mbahet të hënën më 17 dhjetor në hotel “Emerald” dhe fillon në ora 10:00. Ky takim mbështetet nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)./arbresh.info/
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur