Përveç vitit të parë, pra viti kur është shpallë pavarësia e Kosovës, në vitet tjera kemi pas ngecje në njohje.
Profesori universitar, Armend Muja, ka publikuar një skemë të njohjeve të Kosovës qe nga viti 2008 e deri më sot.
Përveç vitit të parë, pra viti kur është shpallë pavarësia e Kosovës, në vitet tjera kemi pas ngecje në njohje.
Madje në vitin 2017 nuk e kemi pas asnjë.
Më poshtë ua sjellim postimin e Armend Mujës:
Njohjet – dje u publikua lajmi per terheqje te njohjes nga Komonuelthi i Dominikes. Ky lajm cnjohje vjen ne seri te lajmeve te mehershme per cnohje nga Suriname, Burundi, Sao Tome, Guinea-Bissau, Lesoto dhe Papua Neë Guinea. Vetem cnjohja nga Liberia ishte demantuar ndersa te tjerat ende mbesin te pa-sqaruara. Kosova ka deshtuar pothuajse ne teresi ne strategjine e njohjeve ne 4 vitet e fundit. Qe nga viti 2013 (Marreveshja e Brukselit) diplomacia jone eshte ne defanzive. Nga viti 2016 eshte ne renie. Ne baze te grafikut, Vendimi i Gjykates Nderombetare te Drejtesise 2010 i ka dhene Kosoves nje momentum fitore ne diplomacine nderkombetare. Marreveshja per Normallizim te Marredhenieve dhe Dialogu duket sikur kane ndalur procesin. Miratimi i Gjykates Speciale (2016) duke sikur ka ndikuar ne teposhtzen. Perfaqesimi diplomatik ne zonat e beetejes diplomatike (Afrike dhe Amerike Latine) eshte pothuajse inekzistent. Quditerisht, i gjithe perqendrimi yne eshte ne ato vende qe e kane njohur Kosoven (Evrope/SHBA).

Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...