James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli ka folur për situatën e sigurisë në veri të vendit.
Madje ai ka thënë se po të ishte situata e rrezikshme, ambasadori amerikan nuk do të shkonte për vizitë atje, raporton lajmi.net.
Foggo këto komente i bëri pas paralajmërimeve të Britanisë ndaj shtetasve të vet që të mos udhëtojnë për në Kosovë, veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
“Edhe vet kam qenë atje dhe nuk ka diçka për t’u ndjerë i rrezikuar”, ka thënë ai gjatë vizitës në Shtërpcë ku ishte bashkë me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario. /Lajmi.net/
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...