Me një aktivitet të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, përkatësisht Qendra Kulturore në Stamboll dhe Komuna e Kyçykçekmexhes, shqiptarët e Turqisë kanë shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zëvendësministri i MDIS-së, Faruk Nura, i cili u shpreh i emocionuar që feston 11 vjetorin e shtetit bashkë me shqiptarët e Turqisë.
Ai i falënderoi shqiptarët për kontributin e dhënë në shtetbërjen e Kosovës.
Nura po ashtu falënderoi edhe shtetin mik të Turqisë për ndihmën e dhënë si para, gjatë dhe pasluftës për vendin tonë.




Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...