Serbia do të kërkojë që në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit që do të mbahet me 10 qershor, të diskutohet për situatën në Kosovë, veçanërisht për aksionin e Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu arrestimin e dy zyrtarëve të UNMIK-ut.
Kështu shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, duke thënë se ndër të tjera do të kërkohet që të diskutohet edhe për deklarimet e fundit të Thaçit se nuk do të lejojë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe atë që do të iniciojë bashkimin me Shqipërinë, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq, shpreson që do të ketë edhe një reagim zyrtar të Brukselit.
Policia e Kosovës me 28 maj ka kryer një aksion masiv në të gjithë Kosovën, në kuadër të luftimit të kontrabandës. Pjesë e aksionit ka qenë edhe pjesa veriore e territorit, ku janë arrestuar shumica e të dyshuarve.
Më shumë se dhjetë të arrestuar janë pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë lejuar dhe bashkëpunuar me kontrabandistët.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale