Gazeta serbe “Novosti” pretendon se SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia “po kryejnë presion të madh ndaj disa shteteve afrikane që ata të votojnë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL”.
Serbia në panik për shkak të rrjedhës së seancës së Kuvendit të Përgjithshëm të INTERPOL-it.
“Detyra e disa anëtarëve të delegacioneve të këtyre tri shteteve është që në pauzat e seancës së Kuvendit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, t’i përcjellin përfaqësuesit nga Afrika për t’i bindur të votojnë për Kosovën”, pretendon burimi i gazetës në Dubai.
“Këtë e ka zbuluar një përfaqësues i Guinesë i cili thotë se dje dhe sot delegacioni i tyre ka qenë i ekspozuar presioneve të mëdha që ta përkrahin Kosovën”.
“Ata nuk ndahen prej përfaqësuesve të disa shteteve të cilat me presione të ndryshme po përpiqen t’i bindin që ta përkrahin Kosovën. Po i përcjellin nëpër restorante, korridore vetëm e vetëm që t’i bindin të heqin dorë nga përkrahja për qëndrimin e Serbisë”, pretendon gazeta serbe “se po e citon burimin e saj”.
Serbia gjithashtu ankohet se “në vend se koreanojugori Kim Jong-yang ta udhëheqë seancën e Kuvendit të Përgjithshëm, gjë që është detyra e tij, ai ia ka dhënë fjalën përfaqësueses për çështje juridike, amerikanes Mary Rodrigez, e cila “sipas versionit të saj” e ka interpretuar kundërshtimet e Serbisë, e cila i ka paraqitur kundërshtimet e saja për programin e punës së Kuvendit të Përgjithshëm.
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...