Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te Asambleja e Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Serbi vjen duke u shtuar frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar policor.
Gazeta serbe “Novosti” shkruan se çështja e Kosovës ka ndarë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, të cilët për herë të parë nuk po mund të arrijnë konsensus për një temë, respektivisht nëse kërkesa e Kosovës për anëtarësim të përfshihet në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate (punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTRPOLIT është planifikuar të fillojnë më 18 nëntor në Dubai)
Serbët thonë se procedura e votimit në Asamble është në favor të Kosovës, sepse për anëtarësim në INTERPOL do t’i duhen 2/3 e votave, por që nuk numërohen votat e atyre që abstenojnë. Prandaj, Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aktivitetin diplomatik, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Shefi i INTERPOLI-it serb Milan Dimitrijeviq, ka thënë se përpjekja e re që në Asamblenë e INTERPOL-it të vendoset për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të përbënte një precedent dhe shkelje juridike.
“Kreu i INTERPOL-it është njoftuar me argumentet e Serbisë për vite me radhë. Anëtarësimi i Kosovës do të ishte një shkelje e Rezolutës 1244 dhe do të shkeleshin rregullat e INTERPOL-it, të cilat në mënyrë të qartë përcaktojnë se si dhe në çfarë kushtesh mund të bëhet një vend anëtar i kësaj organizate”, tha ai.
Dimitrijeviq tha e sheh si rrethanë të rrezikshme për qytetarët e serbë, mundësinë që Kosova si një anëtar eventual i INTERPOL-it, do të mund të iniciojë fletarreste për shumë serbë.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...