Serbët nga Mitrovica, Graçanica e Shtërpca sot pasdite kanë paralajmëruar protesta.
Serbët nga Mitrovica, Graçanica e Shtërpca sot pasdite kanë paralajmëruar protesta të qeta për fuqizimin e vendimit të taksës në 100 për qind për mallrat serbe në Kosovë.
Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova kanë njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin zhvilluan një takim të enjten, transmeton lajmi.net.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka deklaruar se: “Për shkak se lutja jonë dhe kërkesa vëllazërore e serbëve nga Kosova është që rezistenca të jetë e qetë dhe jo e dhunshme”, u shpreh ai.
Ai ka theksuar se serbët nga Kosova kanë mbështetjen e plotë të shtetit të Serbisë dhe mirëkuptimin e plotë.
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...