Përfaqësuesit e komunave veriore të banuara me shumicë serbe janë mbledhur sot duke formuar një shtab të krizës në lidhje me zhvillimet e fundit, rritja e taksës prej 100 përqind dhe arrestimet e katër personave që kanë ndodhur sot.
Pas mbledhjes së këtij Shtabi thuhet se “Në mbledhjen e sotme të shtabit të krizës, të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut pas vendosjes së rritjes së taksës për mallrat serbë që nxit krizë humanitare dhe rrezikon ekzistencën fizike të popullit kemi marrë këto vendime”.
Të hiqet taksa për prodhimet serbe sepse për shkak të kësaj mund të ndodhin shpërngulje;
Që mënjeherë të lirohen të arrestuarit nga Policia;
Që për sigurinë e veriut të garantojë KFOR-i dhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë;
Dhe që të mbahen protesta një orëshe të qeta kundër sjelljeve të politikës dhe policisë ndaj serbëve.

Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...