Policia e Kosovës i ka ndaluar vozitjen rreth tre mijë shoferëve që nga janari i këtij viti.
“Sa i përket masave të ndëshkimit me pikë negative Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë periudhës kohore Janar – Qershor të vitit 2019-të, 2 mijë e 900 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik kurse 6 mijë e 743 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thonë për arbresh.info në Policinë e Kosovës.
Për njohësin e rrethanave të sigurisë, Avni Islami, lëshimi i patentë shoferëve pa merita dërgon edhe në rritjen e aksidenteve në trafik.
“Para 3 ose 4 dite kemi pas rastin e arrestimeve të personave të pandërgjegjshëm të cilët kanë lëshuar leje në orare dhe ata vozitës mund të jenë kandidat potencial për aksidente në komunikacion”, vlerëson Islami.
37 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij pesë mujori të parë të vitit 2019 në aksidentet në komunikacion, dhe janë 170 mijë tiketa të shqiptuara.
Në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishte 42 persona të vdekur si rezultat i aksidenteve në komunikacion, dhe ishin rreth 155 mijë tiketa të shqiptuara./arbresh.info/R.Rexhepi/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...