Derisa përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë e konsiderojnë si sukses rikthimin e raportimit të UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, e ka konsideruar si fitore thyerjen e rregullit të raportimit 3 mujor në raportim 6 mujor.
Sahatqija ka shkruar në Facebook se Këshilli i Sigurimit te KB nën kryesimin e Kinës e futë përsëri Raportimin e UNMIK’ut në rend dite.
Seanca e radhës do të mbahet me 14 nëntor në mëngjes.
“Ajo që është me rendësi është se për herë të parë u thye rregulli 3 mujor i raportimit dhe tashmë kaluan 6 muaj nga raportimi i fundit në maj. Britania e para e bëri këtë hap në gusht të cilin e vazhdoi SHBA në shtator dhe Bolivia në tetor, të cilet nuk e futën në rend dite gjatë kryesimeve respektive. Ambasadorja e SHBA në KB, Nikki Haley shkroi letër Sekretarit të Përgjithshëm, Guteres për nevojën e ndryshimit të qasjes dhe rishikimit strategjik të këtij misioni anakronik. Kjo qasje është prezente qe shumë kohë te anëtarët e KS të KB të cilat kërkojnë një rishikim strategjik të misionit. Pikërisht ndryshimi i frekuences nga 3 ne 6 muaj është fitore dhe mesazh për vazhdim në këtë mënyrë. Për këtë falënderojmë Britaninë, SHBA dhe shtete mike për pune e përkushtim të vazhdueshëm deri në arritjen e kësaj fitoreje dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Ndryshimet tjera pritet të vijnë me kohe sikur ulja e prezencës, buxhetit, frekuenca dhe mënyra e raportimit deri në ndryshimin e misionit të UNMIK’ut nga mision “paqeruajtës” dhe “administrues” në mision politik të KB”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kurse, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq i ka thënë mediave serbe se programi i punës së KS të OKB-së për nëntor u miratua dhe seanca mbi Kosovën u kthye përsëri në agjendë dhe u caktua për 14 nëntor.
Ai shpjegoi se disa vende kërkuan që Kosova të mos jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk kërkuan votim për të, por vendimin ia lanë kryesuesit.
“Dua të falënderoj Kinën për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme që Kosova do të jetë përsëri në agjendën e OKB-së, si dhe Rusinë dhe anëtarët e tjerë të OKB-së që e mbështesin propozimin”, tha Daçiq.
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...