Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pasi vëllai i tij Gani Thaci ka sulmuar dy persona në Byronë Kosovare të Sigurimit. Ai është distancuar publikisht nga sulmi që bëri vëllai i tij.
Thaçi ne facebook, ka shkruar se të qenit familjar i tij, nuk i jep lirinë Gani Thaçit që të veproj kundërligjshëm.
Shkrimi i plotë i Presidentit:
Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë. HTH/arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira