Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së, Antonio Guteres, nëpërmjet raportit për Kosovën ka përshëndetur vendosmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për të arritur deri tek normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke paralajmëruar se disa incidente që rezultojnë nga tensionet ndëretnike janë regjistuar në tre muajt e fundit.
Sipas këtij raporti, gjendja e sigurisë në Kosovë, gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport, ka mbetur e qetë edhe pse tensionet ndëretnike janë rritur, transmeton lajmi.net
Guteres ka përshëndetur vendosshmërinë e Kosovës dhe Serbisë për dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe në të njëjtën kohë, vlerësoi udhëheqësit në të dyja anët për angazhimin dhe vendosmërinë e treguar në procesin e zgjidhjes së çështjeve të hapura.
“Jam i shqetësuar për tensionet që lidhen me zonat e veçanta të mbrojtura”, tha shefi i OKB-së, duke komentuar zhvillimet rreth manastrit të Deçanit dhe gjithashtu duke paralajmëruar detyrimet që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë fetare.
Gjithashtu Guteres ka cilësuar se deklaratat e udhëheqësve serbë dhe kosovarë për demarkacionin kanë shkaktuar shqetësim të madh për serbët e Kosovës, e po ashtu edhe keqkuptimet midis Beogradit dhe udhëheqësve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Kosova ishte përsëri në rendin e ditës së fundmi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, pas një ndërprerje gjashtë mujore me kërkesë të SHBA-ve, Britanisë dhe Frances që kjo temë të mos diskutohet çdo 3 muaj.
Këshilli i Sigurimit momentalisht udhëheqet nga Kina.
I njëjti mbledhjen e fundit për Kosovën e ka mbajtur me 18 maj, kur gjashtë anëtarë perëndimorë të organizatës u zotuan të ndryshojnë formatet e përkushtuara ndaj Kosovës, e që përsëri u kundërshtuan fuqishëm nga Rusia, Kina dhe Serbia./Lajmi.net/
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...