Duke folur për prapaskenat e kësaj ideje, Haradinaj ka bërë me gisht në drejtim të shtetit të Serbisë, si sponsorizuese e kësaj agjende, e që fatkeqësisht, sipas tij, ka depërtuar dhe ka gjetur mbështetje edhe në Kosovë.
“Pse duhet të na imponohet një debat i tillë, pasi prej 20 vjetëve Serbia investon, ka hedhur para, ka bërë miq, kanë lobuar që debati të përhapet edhe brenda nesh. Pse duhet të përballemi me teorinë e ndarjes. Edhe unë nuk kam bërë mjaftueshëm diskutime me popullin tim për t’i treguar se ku qëndron e vërteta”, ka theksuar kryeministri Haradinaj, të martën mbrëma.
Për të përforcuar qëndrimin e tij rreth “ndarjes” ai është kthyer në retrospektivë – në kohën e luftës. Ka përmendur marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe vijën kufitare që, sipas tij, mbështet argumentin se nuk mund të bëhet kompromis me territorin…
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...