Serbët e veriut të Mitrovicës kanë protestuar sot, për shkak të arrestimeve në veri nga Policia e Kosovës si dhe vendosjen e taksës nga Qeveria prej 100 për qind, për produktet që importohen nga Serbia.
Po ashtu, katër kryetarët e komunave serbe, asaj të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut dhanë sot dorëheqje nga pozitat e tyre.
E protestës së serbëve në veri sot i është bashkangjitur edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka thënë se nga sot sistemi i Prishtinës në veri nuk ekziston, shkruajnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.
“Ne kryetarët kemi marrë vendim përkatësisht kemi dhanë dorëheqje qe do të thotë se administrata e pushtetit lokal sipas sistemit te Prishtinës në veri nuk ekziston më” ka thënë Rakiq para protestuesve.
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...
Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Të panevojshme
Qytetarët marshojnë në Tiranë-Protestojnë kundër ndërtimeve ...
Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të kundërt...
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...
Gjini: Ulja e pragut të TVSH-së për zejtarët, ndër vendimet ...