Pas digjitalizimit të hyrje – daljeve, Qendra Klinike Universitare e Kosovës për një ditë po fiton nga parkingu deri në dymijë euro.
Qytetarët që kanë nevojë të hyjnë brenda këtij institucioni, po duhet të paguajnë 1 euro për parking, të cilin çmim e vlerësojnë të lartë.
Ata thonë se përveç se u duhet të paguajnë për barnat e materiale të ndryshme që u duhen për trajtim në QKUK, pagesa për parking i ka ngarkuar edhe më shumë.
Përderisa qytetarët ankohen për çmimin, kështu nuk mendojnë në QKUK.
Në një përgjigje me shkrim ata kanë thanë për KTV- në, se ky çmim nuk është aspak i lartë.
“Masat e ndërmarra nga ana e menaxhmentit të SHSKUK-së, kanë rezultuar me lehtësim të qasjes për pacientë dhe urgjencë, si dhe rritje të dukshme të inkasimit nga hyrje-daljet”, thuhet në këtë përgjigje.
Më 2017, ka pasur gjithsej 176 mijë euro të hyra, e më 2018 të hyrat kanë qenë 290 mijë euro.
Sipas rregullores për çmimet e parkingut, qytetarët duhet të paguajnë 50 centë për qëndrim 30 minuta, për 1 orë pagesa është 1 euro, kurse pas kësaj çdo orë ekstra llogaritet plus 50 centë.
Kurse, kështu duket tiketa, e cila merret në hyrje të QKUK- së.
Me gjithë pagesën për parking, aty thuhet se nuk merret përgjegjësi për dëmtim apo vjedhje të veturës.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...