Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq pret që pas përfundimit të seancës së qeverisë serbe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të bëhet zbatimi konkret i projekteve të rëndësishme, pothuajse në të gjitha mjediset të banuara me serbë.
Pas seancës e cila do të mbahet sot në Kuvendin e Serbisë, Jevtiq shpreson se jetesa e serbëve në Kosovë do të përmirësohet.
Jevtiq vuri në dukje se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka alternativë dhe se mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut pavarësisht se është e vështir, është politike, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se ka diçka tjetër këtu, nuk ka vullnet dhe guxim të mjaftueshëm për të vazhduar me dialogun në një mënyrë që të arrihet zgjidhje kompromisi sepse për disa njerëz nuk është thjesht kompromis. Në rrethana të tilla ne kemi shumë konflikte mes liderëve politikë shqiptarë rreth asaj se si duhet të vazhdojë dialogu”, është shprehur Jevtiq.
Ai ka theksuar se mbledhja e ardhshme e liderëve botërorë në Paris më 11 nëntor me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është një mundësi e mirë për të diskutuar se si do të vazhdojë dialogu, cilat janë objektivat dhe si është e mundur të finalizohet një marrëveshje.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...